Kryetari i Forumit për Marrëdhëniet Etnike në qeverinë e Serbisë, Dushan Janjiç është shprehur se marrëveshja e re për pikat
kufitare mes Prishtinës dhe Beogradit parasheh lehtësimin e transferimit të njerëzve dhe mallrave në pika
kufitare.
Janjiç ka thënë për Beta-n se në pikat
kufitare nuk do të ketë
flamuj të Kosovës.
“Thënë esencialisht, ajo është një marrëveshje e rëndësishme. Kjo do të thotë se më në fund do të lehtësohet kalimi i kufirit. Ajo është marrëveshje me të cilën do të zgjidhen probleme të tokës dhe të infrastrukturës. Ajo do të përshpejtojë ndërtimin e autostradës Nish – Prishtinë”, tha
Janjic, transmeton Koha.net.
Sipas tij, ajo që u nënshkrua në Bruksel është vërtetë "
kufi". /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014,
ora 14:56