Në KQZ janë regjistruar dy lista serbe
Regjistrimi i listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovës mbyllet në mesnatë, ndërsa KQZ-ja bën me dije se deri më tani janë paraqitur vetëm dy iniciativa qytetare serbe që janë nga Kosova dhe rajoni i Anamoravës.

“Deri më tash janë paraqitur 38 subjekte politike, që do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme komunale. Nga veriu i Kosovës nuk është paraqitur ende asnjë subjekt politik”, ka thënë Miradije Mavriqi nga KQZ-ja, raportojnë mediat serbe.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 3 nëntor. Serbët duhet të marrin pjesë në votime pasi është parakusht për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe e paraparë në marrëveshjen e Brukselit. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2013, ora 13:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori