Përleshje mes bandave të drogës në Meksikë, 16 viktima

Një përleshje e ashpër mes bandave të armatosura ka ndodhur në Meksikë.

Sipas autoriteteve në Sakatekas, bëhet me dije se si pasojë e përleshjeve janë vrarë 16 persona.

Sipas prokurorit të shtetit Francisco Mourillo, dhjetë trupa u gjetën të mbështjellë me batanije në rrugët e komunës së Fresnios dhe gjashtë të tjerë u gjetën të varur në një magazinë në komunitetin e afërt të Panfilo Natera.

Dy persona u arrestuan një ditë më parë, shtoi prokurori, duke theksuar se të gjitha vrasjet ndoshta ishin të lidhura. Muajin e kaluar, autoritetet gjetën 10 kufoma në një automjet në qendrën historike të kryeqytetit të shtetit Sakateka, shumë pranë nga selia e qeverisjes vendore.

Sipas shifrave zyrtare, vrasjet janë rritur në këtë shtet: 1050 janë kryer në vitin 2021, rreth 200 më shumë se në 2020./albeu.com/


Shtuar 6.02.2022 13:02