E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Në Kosovë papunësia është e lartë
Udhëheqësi i Divizionit për punë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Hafiz Leka shprehet se ka kërkesa të larta për punësim, të cilat janë bërë nga nivele të ndryshme shkollimesh.

Deri më tani janë bërë plot 260 mijë kërkesa, nga të cilat 120 mijë janë të rinj të vitit 2012, shkruan KTV.

Sipas Lekës, plan-programi i universiteteve dhe Shkollat e mesme profesionale ka një sistem të vjetër, gjë e cila bën të ngecë edhe cilësia që marrin studentët dhe të rinjtë.

Ministria e Arsimit bën të ditur se 59 shkolla profesionale janë në funksion dhe në to po synohet që të zhvillohet cilësia profesionale për uljen e papunësisë. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2013, ora 13:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori