Në Kosovë ndodhin dy raste "dhunë familjare" në ditë, sociologu apelon te institucionet
Pëlqej
Ervin Shkulaku/Kosovë

Çështjet e “mëdha” të politikës po lë në hije marrjen e masave të shumë fenomeneve të tjera të rrezikshme në shoqërinë kosovare. Policia e Kosovës ka bërë të ditur për albeu.com statistikat e dhunës">dhunës në familjë për 3 muajt e fundit të cilat janë shumë alarmante.

Plot 316 raste në dhunë familjare janë të raportuara brenda 90 ditëve duke sjellë një mesatare prej 2 rastesh në ditë.

Edhe sociologu i njohur Besim Gollopeni është shprehur për albeu.com se raportet dhe studimet e organizatave ndërkombëtare përkatëse që flasin për dhunën në familjen kosovare, tregojnë se familja kosovare është mjaft shumë e atakuar nga dhuna.

Ai thotë se çdo vit, në institucionet përkatëse raportohen rreth 1000 raste të dhunës">dhunës në familjen kosovare.

“Për epokën në të cilën po jetojmë, këto statistika për dhunën në familjen kosovare janë alarmante për çka, institucionet dhe shoqëria kosovare në përgjithësi do të duhej të merreshin më seriozisht, qoftë përmes fushatave vetëdiesuse apo, edhe përmes rritjes së masave të dënimit për kryesit e dhunës">dhunës në familje. Dhuna familjare në shoqërinë kosovare më e pranishme është te gratë dhe fëmijët mirëpo, nuk mungojnë edhe rastet e dhunës">dhunës ndaj burrit nga gruaja gjë që, kjo e fundit është diçka e re për shoqërinë kosovare.” ka shtuar sociologu Gollpeni.

Ai ka shtuar më tej se familja kosovare çdo ditë që kalon, po përjeton transformime të theksuara në mënyrën e organizimit dhe funksionimit të saj dhe, këto transformime mbartin me vete edhe pakënaqësi brenda përbrenda pjesëtarëve të familjes të cilat hera herës shoqërohen edhe me dhunë në familje.

E varfëria është një ndër faktorët kryesorë që po shkatërron familjen e Kosovës sipas Gllopenit.

“Rreth gjysma e shoqërisë kosovare përballet me papunësi dhe varfëri dhe kjo situatë më së shumti gjithsesi atakon gjininë femërore, të rinjtë dhe vendet rurale. Kjo gjendje e rëndë sociale dhe ekonomike padyshim sjellë dhunë në familje. Një shkaktar tjetër që qon deri te konfliktet në familje është edhe vetë jeta dinamike në të cilën sot po kalon shoqëria kosovare dhe përballja me probleme të natyrës së lartcekur. Stresi, ngarkesat, nervozizmi, frustrimet për një çështje apo tjetër dhe pamundësia e zgjidhjes së tyre dhe kontrollit të duhur të veprimeve individuale gjithsesi sjellin konflikte dhe dhunë në familje.” ka thënë ai për albeu.com.

Familja është njëra nga vlerat që kanë pasur shqiptarët e të gjitha trevave. Madje shumë prej tyre krenohen në vendet e perëndimit duke shprehur se anëtarët e një familje shqiptarë janë më të bashkuar e më të dashur ndaj njëri-tjetrit. E megjithatë rastet e shumta të dhunës">dhunës familjare të lenë të dyshosh nëse ende ekziston një vlerë e tillë./albeu.com/
Shtuar më 14/09/2017, ora 09:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori