Në Kosovë kërkohet një person që mund të futë në burg Al Capone-t
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se koalicioni qeveritar e ka thyer ‘sundimin e ligjit’ duke mbajtur sundimin për vete dhe ligjin për popullin. Ai thotë se, nga veprat penale të trajtuara nëpër Gjykatat e Kosovës, vetëm 1% janë raste të korrupsionit dhe asnjë prej tyre nuk është rast i profilit të lartë. Sipas Kurtit, vendi po bëhet i pajetueshëm kurse shteti i paqëndrueshëm.

“Për drejtësi duhet një Eliot Ness yni që i fut në burg Al Capone-t kosovarë. Për zhvillim duhet qeverisje e re që sjell investime dhe punësim me ndërmarrje që rriten. Për demokraci duhet të largohet klika e tajkunëve dhe fajdexhinjve nga udhëheqja e shtetit dhe PDK-së”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ky është postimi i plotë i Kurtit:

Ky regjim i PANhajnisë e ka thyer në mes ‘sundimin e ligjit’: sundimin për vete, ligjin për popullin.

Nga veprat penale të trajtuara nëpër Gjykatat e Kosovës, vetëm 1% janë raste të korrupsionit dhe asnjë prej tyre nuk është rast i profilit të lartë. Vendi ynë po bëhet i pajetueshëm kurse shteti ynë i paqëndrueshëm.

Për drejtësi duhet një Eliot Ness yni që i fut në burg Al Capone-t kosovarë. Për zhvillim duhet qeverisje e re që sjell investime dhe punësim me ndërmarrje që rriten. Për demokraci duhet të largohet klika e tajkunëve dhe fajdexhinjve nga udhëheqja e shtetit dhe PDK-së.

Ish të burgosurit politikë dhe ish luftëtarët çlirimtarë bëjnë mirë ta shpëtojnë vetveten nga (ish) shokët e tyre në PANik. Mandej bashkë edhe Kosovën e shpëtojmë më shpejt e më kollaj.
Shtuar më 24/05/2019, ora 22:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori