Në Kosovë gjendet një shishe Coca-Cola e vitit 1979 (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një qytetar i Lipjanit është habitur kur nga dheu që mori për ta rregulluar oborrin e shtëpisë së tij, doli një shishe e vjetër qelqi e pijes Coca-Cola.

Albert Vllahiu porositi 70 kamionë dhe për ta mbushur oborrin e shtëpisë, kur eskavatori duke e rregulluar dheun nxori në sipërfaqe një shishe të mbushur me Coca-Cola.

Shishja me Coca-Cola është në një gjendje të ruajtur, sikur të ishte prodhuar tani, pavarësisht se në të viti i prodhimit shkruan 1979, shkruan Express.

Sipas Albertit, eskavatorët morën dheun saktësisht në vendin ku dikur ishte fabrika e njohur e Coca-Cola në Lipjan.

Lipjani njihej në ish-Jugosllavi për prodhimin e Coca-Cola, por tani kjo fabrikë nuk ekziston më. Fabrika ishte privatizuar dhe tashmë është kthyer në një depo mallrash


Shtuar më 16/10/2018, ora 14:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori