Në Konsullatën në Stamboll, Kosova nis dhënien e vizave
Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj gjatë prezantimit të fillimit të projektit “Zhvillimi dhe akordimi i sistemit të vizave të Kosovës” ka thënë se nga 1 korriku i këtij viti Kosova në Konsullatën e saj në Stamboll do të filloj pilotimin e dhënies së vizave.

Në bazë të standardeve të njohura ndërkombëtare të migracionit, dhënia e vizave është konsideruar linja e parë e mbrojtjes kundër lëvizjes ndërkombëtare të personave të cilët mund të përfaqësojnë rrezik të sigurisëm,raporton rtk.

Me këtë rast Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj tha se integrimet evropiane janë prioritet kombëtar i Kosovës. Ai theksoi se menaxhimi i kufirit dhe migracioni ilegal duhet të kontrollohet sipas standardeve të BE-së dhe shengenit. Prandaj Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për aplikim vizash për 87 vende të botës.

“Që nga 1 korriku 2013 se pari në Konsullatën tonë në Stamboll do të fillojmë ta pilotimin e këtij projekti”, tha ai.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka pranuar një grant nga Ministria norvegjeze e Punëve të Jashtme prej 2 milion eurosh për implementimin e këtij projekti i cili do të akordojë dhënien e vizave në përputhje me sistemin e shengenit. Ambasadori i Norvegjisë në Kosovës, Jan Braathu tha se ky projekt ka funksionuar në Norvegji dhe tani i njëjti do të adaptohet për nevojat e shtetit të Kosovës.

“Sistemi që do të implementohet. Këtu nuk është eksperiment, është diçka që është implementuar më parë. Ne e kemi implementuar në Norvegji ,në Drejtorin për Emigracion”, theksoi ai.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dhe ajo e Norvegjisë kanë përcaktuar Grupin Ndërkombëtarë të menaxhimit që të zbatojë projektin duke dhënën mbështetje teknike,financiare ,administrative si dhe monitorimin e gjithë procesit të punës. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2013, ora 13:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori