Në këto lagje të Prishtinës nesër s'ka ujë
Pëlqej
Kompania Rajonale e UjësjellësitPrishtina” sh.a. njofton konsumatorët e lagjes Mati, zonës qendër, Komunës së Graçanicës me rrethinë, Hajvalisë dhe Çagllavicës, se ditën e nesërme, 14 prill 2018 e shtunë, duke filluar nga ora 22:00 deri në orën 03:00 të mëngjesit, gjithsej 5 orë, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë, janë punimet teknike në lagjen ,,Matiqan,, që do të realizohen nga ekipet teknikeujësjellësitPrishtinës, me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit.

KRU “Prishtina”, ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët e zonave të lartëcekura!
Shtuar më 13/04/2018, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori