Në këtë muaj Haradinaj bën ndryshime te ministrat
Në fund të marsit të këtij viti Qeveria e Kosovës pritet të bëhet me ligj. Si rezultat i këtij ligji pritet të bëhet edhe zvogëlimi i numritministrive në Qeverinë e Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur kryesuesi i Komisionit për Hartimin e projektligjit për Qeverinë, Besnik Tahiri. Pas takimit të grupit punues të këtij komisioni, Tahiri njoftoi se kanë bërë prezantimin e të gjeturave nga studimet të organizatave të ndryshme jo-qeveritare, diskutimi mbi të gjeturat e tyre, dhe hapat e ardhshëm për procesin e hartimit të projektligjit për Qeverinë.

Tahiri theksoi se vëmendje të veçantë në këtë takim kanë marrë dy tema, ajo e kufizimit të numritministrive si dhe aspekti krahasimor të shteteve të rajonit.

“Ne kemi ligj për gjithçka, por nuk kemi ligj për Qeveri, në këtë kuptim ne i diskutuam dy çështje kryesore: Në detaje e diskutuam aspektin e kufizimit të numritministrive…e trajtuam aspektin krahasimor të shteteve të rajonit, i prezantuar nga Instituti për Demokraci dhe Zhvillim…Qeveria e Kosovës e ka marrë me seriozitet të madh hartimin dhe miratimin e këtij ligji deri në fund të marsit. Poashtu jemi duke trajtuar aspektin juridik dhe kushtetues të sanskionimit të numritministrive në këtë ligj për shkak se ky ligj duhet të sanksionojë numrin e ministrive. Poashtu jemi duke e trajtu aspektin e funksionalitetit që lidhet me numrin e te punësuarve që lidhet me buxhetin dhe efikasitetin e Qeverisë”, tha Tahiri.


Shtuar më 15/01/2019, ora 13:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori