Në këtë muaj fillon gjykimi ndaj Sekiraqës
Edhe pse Gjykata e Apelit ka më shumë se tetë muaj që ka kthyer në rigjykim rastin ndaj Enver Sekiraqës, procesi gjyqësor në këtë rast ende nuk është caktuar.

Mbrojtësja e Sekiraqës, avokatja Kosovare Kelmendi, thotë se ky rast është zvarritur shumë dhe kërkon që sa më shpejt të caktohen seancat e këtij procesi.

Gjykata Themelore në Prishtinë pritet që gjatë muajit qershor t’i caktojë seancat e para gjyqësore në procesin e rigjykimit ndaj Enver Sekiraqës.

Kështu të paktën ka deklaruar për “Zërin” vetë kryetari i trupit gjykues në këtë rast Shashivar Hoti.

Ky ka thënë se seanca e parë e rigjykimit në procesin ndaj Sekiraqës pritet të caktohet gjatë muajit qershor.

“E kemi në plan ta caktojmë në qershor dhe do t’ju njoftojmë për datën”, ka thënë shkurt gjyqtari Hoti.

Rasti i Sekiraqës ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit në tetor të vitit të kaluar dhe zvarritja e rifillimit të këtij procesi ka bërë që mbrojtësja e Sekiraqës, avokatja Kosovare Kelmendi, të bëjë kërkesë për përshpejtimin e fillimit të këtij procesi gjyqësor.


Shtuar më 18/05/2018, ora 08:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori