Në këtë fshat nuk ka votuar asnjë qytetar
Në fshati Banjskë të komunës së Vushtrrisë deri më tani nuk ka votuar asnjë qytetar raporton Demokracia në Veprim.

Mësohet se ka edhe mjaft vende të tjera ku në shumicë janë serbët, në të cilat ka patur një nivel tepër të ulët pjesëmarrjeje në votim.

Sipas Veton Mujës nga DnV-ja kjo ka ndodhur pasi banorëve serbë në këtë fshat po u bëhet thirrje që të mos dalin në votime.

"Në përgjithësi në lokalitetet me shumicë serbe, banorëve të komunitetit serb po u bëhet thirrje për të mos dalë për të votuar. Raste të tilla janë raportuar në komunën e Vushtrrisë përkatësisht në fshatrat Grac dhe Banjskë dhe në komunën e Obliqit"., - shprehet ai. /albeu.com/

Shtuar më 19/11/2017, ora 17:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori