Inter, Napoli dhe gjigantët spanjollë në “luftë” për Milenkovic

Performanca e tij ka bërë që tre klube të përplasen me njëra tjetrën për kartonin e tij.
Duke u larguar nga Fiorentina, Nikola Milenkovic është joshës për shumë klube dhe tashmë një tjetër klub i është shtuar garës.

Sipas “Mundo Deportivo”, për mbrojtësin serb është i interesuar edhe Atletico Madrid.

Interi ruan kreun për të fituar shërbimet e tij, të cilin e shohin si zëvendësues të Skriniar, por edhe Napoli në rast largimi të Koulibaly./ h.ll/albeu.com


Shtuar 6.07.2022 11:25