Në këtë ditë kthehen në Kosovë dy alpinistët e bllokuar në Antarktidë
Janë bërë 10 ditë që kur 17-vjeçarja Mrika Nikqi bashkë me babanë e saj Arianitin po qëndrojnë në majën më të lartë të Antarktidë në polin jugor.

Mrika Nikqi është shqiptarja e parë në botë, që së bashku me babanë e saj Arianitin, pushtuan majën më të lartë të kontinentit të shtatë, Antarktidë.

Më 16 dhjetor , në ora 21:30, ata ngjiten majën Mount Vinson, 4892metra të lartë, në të ftohtit ekstrem të kontinentit të akullt, ku nga aty edhe ngritën për herë të parë flamurin e Kosovës.

Mirëpo nuk shkoi çdo gjë mirë, ashtu siç u prit për këtë dyshe.

Gjatë kthimit të tyre në Kosovë, babë e bijë kanë hasur në shumë vështirësi për shkak të motit ekstrem. Ata janë ndalur në një kamp më 17 dhjetor bashkë me alpinistë të tjerë të cilët po qëndrojnë të bllokuar nga moti i ashpër në një tendë dhe në temperaturat deri ne -40 gradë Celcius.

Shoqata e Alpinistëve dhe familjarët thonë të kenë kontaktuar me bazën e ekspeditave në Antarktidë.

Ata kanë treguar se pavarësisht se kanë tentuar që t’i marrin me helikopter, kjo ka qenë e pamundur.

Më alarmant për këtë ekip është fakti se rezervat ushqimore pakësohen çdo ditë e më shumë, ndërsa temperaturat të ekstremit të ulët e bëjnë qëndrimin atje shumë të vështirë.

Megjithatë, për fatin e tyre të mirë, komunikimi më të afërmit ka qenë i mundur për mes e-maileve. Ata kanë konfirmuar se më 29 dhjetor pritet përmirësim i motit, gjë që do t’u mundësojë edhe kthimin e tyre e në atdhe.
Shtuar më 27/12/2018, ora 15:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori