Në këtë ditë do të përcillet për në banesën e fundit polici i vrarë
Polici i Kosovës, Izet Demaj i cili dje pasdite u vra në Istog nga një person i armatosur në përpjekje për të grabitur bankën, do të varroset nesër në vendlindje.

Varrimi do të organizohet me ceremoni shtetërore dhe aty pritet të marrin pjesë shumë qytetarë.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, sot ka konfirmuar se varrimi i heroit do të bëhet nesër (e shtunë) dhe ai do të jetë i pranishëm në varrim.
Shtuar më 28/12/2018, ora 10:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori