Në këtë datë jepet fjala përfundimtare për Shefqet Krasniqin
Pëlqej
Fjalët përfundimtare në rastin ndaj ish-imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, do të jepen më 20 mars

Krasniqi akuzohet për shmangie tatimi dhe për nxitje të urrejtjes e shtytje në kryerje të veprave terroriste.

Në procesin ndaj tij sot dëshmoi Xhemë Shala, zyrtar i ATK-së.

Shala është ftuar nga gjykata pas paqartësive lidhur me shlyerjen e obligimeve të kompanisë NT Portat, pronë e Krasniqit, ndaj Administratës Tatimore.

Shala ishte edhe dëshmitari i fundit në këtë proces.


Shtuar më 13/03/2018, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori