Në Institutin Onkologjik mungojnë citostatikët dhe barnat
Furnizimi me barna në Institutin Onkologjik ka rënë ndjeshëm që nga 15 janari. Vetë pacientë i sigurojnë ato me vështirësi, në tregun farmaceutik të Kosovës disa ilaçe nuk gjenden, e disa të tjera kanë çmim të shumëfishuar.

"Ne e kemi listën mirëpo ajo nuk është as e përafërt me atë që na duhet dhe kërkojmë. Fatkeqësisht pacientët po i sigurojnë vet, ne mundohemi me çdo kusht që ato që i kemi t’i shpenzojmë në mënyrë të drejtë mirëpo janë disa raste që nuk mund të presin", ka theksuar Ekrem Hyseni, drejtor i institutit onkologjik.

Gjatë seancës së djeshme në Kuvend, ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, tha se në Kosovë nuk ka ofertues për disa lloje të citostatikëve, të cilët janë në listën esenciale.

Ministria e Shëndetësisë ka kontrata të vlefshme për 24 citostatikë, ndërsa për 11 të tjerë është në procedurë e sipër. Onkologët thonë se për furnizim të kënaqshëm kërkohen 9 milionë euro për një vit, ndërsa Ministria e Shëndetësisë për këtë vit ka ndarë 4 milionë e 760 mijë euro. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2015, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori