Në Graçanicë votohet me dokumente të Serbisë
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Graçanicë që do të mbahen më 18 janar për të zgjedhur kryetarin e kësaj komune, mund të votohet edhe me dokumente serbe. Kreu i kkësaj komune ka dhënë dorëheqje nga ky post pasi ka marrë post qeveritar, ndaj 22 229 zgjedhës të Graçanicës do të votojnë për kreun e ri.

Anëtari serb i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) të Kosovës, Nenad Rikalo, ka thënë se janë të pavërteta lajmet në disa media shqiptare se në këto zgjedhje nuk mund të votohet me dokumente të tilla të Serbisë.

Rikalo ka sqaruar se edhe në këto zgjedhje, ashtu si në zgjedhjet paraprake lokale e parlamentare në Kosovë, zgjedhësit do të mund të votojnë me dokumente të vlefshme personale të cilat i ka lëshuar “MUP (MPB) e krahinës së Kosovës, e Serbisë ose e cilitdo shtet”.

Janë 27 vendvotime ndërsa në garë për prefekt janë katër kandidatë. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 17:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori