Republika e Kosovës gjatë gjashtë vjetëve të fundit është shtuar me 182 mijë e 723 fëmijë, mesatarisht çdo vit kanë
lindur mbi 30 mijë e 450 fëmijë në Kosovë.
Sipas të dhënave të Agjencisë së
Regjistrimit Civil, që nga 17 shkurti i vitit 2008 në Kosovë kanë
lindur 95 mijë e 503 meshkuj dhe 87 mijë 220 femra. Vetëm në komunën e Prishtinës që nga shpallja e pavarësisë kanë
lindur 58 mijë e 107 fëmijë.
Pas Prishtinës, Prizreni, Gjakova, Ferizaj dhe Gjilani janë katër komunat të cilat e kanë pasur numrin më të madh të lindjeve.
Gjatë gjashtë vjetëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 14 mijë e 94 qytetarë, prej tyre 9 mijë e 382 meshkuj dhe 4 mijë e 712 femra. Prishtina, Prizreni, Gjakova dhe Gjilani kanë numrin më të madh të vdekjeve.
Duke iu referuar të dhënave të Agjencisë së
Regjistrimit Civil, në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë, kanë ndodhur 34 mijë 614 kurorëzime. Vetëm gjatë këtyre viteve në Prizren janë martuar 3 mijë e 448 çifte, në Prishtinë 2 mijë e 482 e në Pejë 2 mijë e 135 çifte.
Rezultatet e
regjistrimit të popullsisë të vitit 2012, treguan se Republika e Kosovës pa veriun e saj, ka 1 milion e 739 mijë e 825 qytetarë, prej tyre 92.93 për qind janë shqiptarë. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2014,
ora 18:05