E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Në Dubovc dyshohet për varrëzë masive
Në ish stacionin e policisë në fshatin Dubovc të Vushtrrisë mendohet se ka një varrezë masive. Gjatë luftës aty ishin vendosur disa forca serbe dhe para se të largoheshin forcat serbe e kishin shembur tërësisht objektin.

Komisioni qeveritar për personat e zhdukur, ka vendosur që shumë shpejtë të fillojnë përgatitjet për gërmime vlerësuese për varrezë masive të dyshuar në Dubovc. Prenkë Gjetaj, kryetar i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, të martën ka konfirmuar për portalin "Veriu.info", se lokacioni i dyshuar është pikërisht ish Stacioni i policisë në fshatin Dubovc të Vushtrrisë.

“Informatat e qytetarëve të asaj ane bëjnë të ditur se pikërisht në rrënojat e objektit të ish Stacionit të policisë të rrënuar nga vet forcat serbe, menjëherë pas përfundimit të luftës kishte pas kundërmime për të cilat banorët dyshojnë të jenë të jenë varrezë masive”, ka deklaruar Gjetaj duke shtuar se për këtë Komisioni ka marr informata tek këtë vit.

Dyshimin se në atë lokacion mund të ketë varrezë masive, e ka konfirmuar edhe Sabit Kadriu ish kryetar i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në Vushtrri gjatë kohës së luftës. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2013, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori