“Ministrja Spirobuçi”, deklarata e Berishës shkakton debate të ashpra në Kuvend, Nikolla: Do të marrim masa

Ish-kryeministri Sali Berisha është akuzuar nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla se ka shkelur rëndë Kodin e Etikës.

Gjithçka ka ndodhur pas fjalës së Berishës dhe një etikete që ai vendosi për ministren për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali.

“Salariotët nuk kanë të sosur. Ky burri këtu që i dha 500 milionë lekë tenderin kuzhinierit të djalit (i referohet Dritan Agollit të FSHZ-së), si puna e Salariotit që i dha Eltit, vëllaut të kësaj ministres, Spirobuçit. Ju lutem…”, tha ish-kryeministri.

Kjo ishte fjala që mjaftoi për të ndezur debatin dhe përplasjen në sallë, që çoi më pas edhe në ndërprerjen e seancës plenare nga Nikolla për të vendosur një masë disiplinore ndaj tij.


Shtuar 14.07.2022 20:08