Në Çair aktivitete për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës
Komuna e Çairit në Maqedoni ka shpalosur sot aktivitetet për shënimin e gjashtë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Izet Mexhiti, Kryetar i Komunes së Çairit, bashkë me përfaqësues të klubeve sportive, sektorit civil dhe përfaqësues të institucioneve të tjera në Çair, kanë shpalosur para mediave programit festiv dhe aktiviteteve që do të organizohen me rastin e festës së pavarsisë së Republikës së Kosovës.

Agjenda e aktiviteteve është siç vijon:

• Sot më datë 12.02.2014 me fillim nga ora 18:00 në Sallën e Sportit "Shaban Tërstena" ka ndeshje mes klubeve të basketbollit "Liria" dhe "Prishtina".

• Më datë 16.02.2014 ora 13:00 në hapsirat e Qendrës Kulturore Informative në Shkup, Lëvizja Qytetare Zgjohu nën mbështetjen e Komunës së Çairit organizon manifestimin tradicional "Dita e Plisit"

• Më datë 16.02.2014 ora 18:00 në Hotelin "Aleksandar Palace", akademi përkujtimore për dëshmorët e kombit dhe përvjetorin e pavarsisë së Kosovës, nën organizimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës SHVL-UÇK Shkup, Lëvizjes Studentore "Dardania" dhe Komunës së Çairit.

• Më datë 17.02.2014 ora 18:00 Koncert me yjet e estradës tonë shqiptare në "Sheshin Skenderbe", nën organizimin e Komunës së Çairit.

• Më datë 17.02.2014 ora 21:00 në restorantin "Kale" aheng me vëllezërit Endri dhe Stefi Prifi.

• Më datë 17.02.2014 ora 21:00 në "Zona-Caffe" aheng "Plis Party" e organizuar nga Lëvizja Qyetare "Zgjohu".

• Më datë 23.02.2014 ora 14:00 në Stadiumin e Çairit, ndeshje futboll mes KF "Shkupi" dhe KF "Ferizaji". /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2014, ora 17:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori