Në Bruksel sot vazhdojnë bisedimet
Pëlqej
Bruksel sot do të vazhdojë procesi i bisedimeve mes ekipit nga Prishtina dhe atij nga Beogradi.

Është paraparë që temë e bisedimeveBruksel të jetë zbatimi i marrëveshjeve të arritura, për Asociacionin e komunave serbe, lëvizja e lirë, administrimi i integruar i kufijve, gjyqësori, energjia dhe tema tjera.

Takimet e dy ekipeve negociatore do të mbahen në ndërtesën e Shërbimit evropian për punë të jashtme.

Bisedimet e fundit në mes Prishtinës dhe Beogradit janë mbajtur në fillim të dhjetorit të vitit 2016">2016.

Në krye të këtij ekipi Qeveria ka emëruar Avni Arifin, ndërsa në Bruksel kanë shkuar edhe anëtarët e tjerë të ekipit nga zyra e kryeministrit dhe ministritë përkatëse.


Shtuar më 16/01/2018, ora 08:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori