Aksidenti në Lezhë ku humbi jetën 38 vjeçari, arrestohet shoferi pasi gënjeu policinë (VIDEO)

Janë mësuar detaje të reja rreth aksidentit të rëndë të ndodhur një ditë më parë në Lezhë ku si pasojë mbeti i vdekur 38 vjeçari, Paulin Gjomarkaj.

Policia e Lezhës ka njoftuar se në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit tip Ford, Nikoll Gjoni.

Ai u shpreh tha se në momentin e aksidentit Gjokmarkaj devijoi për të shmangur një përplasje me një këmbësor. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak për aksidentin ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Manati, Lezhë, ku humbi jetën shtetasi Paulin Gjomarkaj, i cili u dha paraprakisht si drejtues mjeti, nga veprimet hetimore të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar së drejtuesi i automjetit ka qënë shtetasi Nikoll Gjoni, i cili pas një parakalimi të gabuar, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe përplasur me sinjalistikën rrugore e më pas me një grumbull gurësh dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi Paulin Gjomarkaj.

Policia njofton se Nikoll Gjoni ka humbur kontrollin e makinës e për pasojë është përplasur me sinjalistikën rrugore e më pas me një grumbull gurësh.


Shtuar 29.08.2021 16:09