Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, tha sot se në takimin me sekretaren amerikane të shtetit, Hillary
Clinton, dhe me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit
Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine
Ashton, më 30 tetor në Beograd, do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Serbisë, Timosllav Nikoliç.
"Kjo bisedë do të jetë një hap përpara drejt integrimit
evropian të Serbisë", u tha Daçiç gazetarëve në Kumanovë të Maqedonisë, ku mori pjesë në 100 vjetorin e Betejës së Kumanovës.
Sipas tij, në
bisedimet me
Clinton dhe
Ashton, nuk do të shqyrtohet platforma e Serbisë për bisedime me Kosovën.
Kryeministri serb Daçiç vlerësoi se nga
bisedimet e reja me Prishtinën pritet gjetja e modalitetit të përbashkët për zgjidhjen e të gjitha çështjeve kontestuese për të gjitha palët, që marrin pjesë në këtë proces. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2012,
ora 17:23