Sa do të zgjasë protesta e 7 korrikut? Kjo është përgjigja e Berishës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha nuk dha detaje se sa do të zgjasë protesta e 7 korrikut.

Ai u shpreh se është i gatshëm që ta udhëheqë, por edhe të udhëhiqet nga kjo protestë.

“Të vërtetat janë protesta duhet të jetë e atillë që nuk duhet të ndalet gjer në realizimin e qëllimit. Por cila do jetë kjo protestë që nuk do ndalet, do e përcaktojë vetë protesta. Mos harroni një parim: në lëvizje ky është një front, fronti për shpëtimin e Shqipërisë. Në një lëvizje suksesi përcaktohet kur ti pranon që njëherë udhëheq ti, njëherë të udhëheqin. Mund të të duket çudi, por vetëm në këtë mënyrë arrihet te suksesi. Unë jam i gatshëm edhe të udhëheq edhe të më udhëheqin”, u shpreh Berisha.

I pyetur nëse do të ftohen edhe deputetët në protestën e 7 korrikut, Berisha tha “çdo deputet është I ftuar të rreshtohet me shumicën. Të shkëputen nga Alibasha I cili nuk është gjë tjetër veccse variant biss I Lulzim Bashës. Ndryshimi është se Bashës I bënte ndonjë telefonatë Rama dhe I ofronte ndonjë gjë, ndërsa këtyre u ka dhënë Taulant Bego Yaris”.