Në Berlin ka konferencë, në Kosovë - Serbi ka gjakderdhje
Pëlqej
Ndërsa në Berlin mbahet Konferenca Ballkanike, në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë ka konflikte.

Një shqiptar është vrarë, një tjetër është humbur dhe një polic serb ka mbetur i vrarë po ashtu.

Ky është bilanci i një konflikti në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Mediat kosovare, ata serbe, por edhe ndërkombëtare po e transmetojnë këtë konflikt.

Ministri serb i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanovic pas vdekjes së pjesëtarit të xhandarmërisë nga plagët e marra afër kufirit me Kosovën, ka njoftuar se ka urdhëruar shtimin e numrit të policëve serbë në këtë kufi.

Sipas fjalëve të tij, Serbia nuk do të tolerojë “sulmet terroriste” në territorin e vet dhe në mënyrën më të rreptë do të reagojë në çdo sulm.

Në anën tjetër supozohet që tërë ky konflikt në kufi është një sprovë e Serbisë që të nxitë vëmendjen e mediave dhe të politikës ndërkombëtare gjatë kohës sa po mbahet konferenca e Berlinit.

E ndërsa, kryeministri i Serbisë Vuçiç nga Berlini ka thënë që “më e rëndësishmja është të ruhet stabiliteti dhe paqja në rajon”./albeu.com/

Shtuar më 28/08/2014, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori