"Gjendje lufte" në Beograd (FOTO LAJM)

Pëlqej
UPDATE- Beogradi është përfshirë nga trazirat, për shkak se në grupin e personave që donin të zhvillonin paradën gay, kanë intervenuar protestues ndaj kësaj dukurie.

Si pasojë, policia ka arrestuar 5 persona.

Kryetari i Beogradit, Sinisha Mali tha se me këtë paradë "Beogradi po tregon se është qytet i hapur".

Ndërkaq,organizatori i paradës së gayve Goran Miletiç i ka thënë BIRN-it se pret që në paradë të marrin pjesë 1.500 deri në 2.000 persona.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se shteti do ta bëjë punën e vet, parada do të zhvillohet, por se nuk mund të marrë pjesë në këtë paradë për shkak se ka punë tjera.


12:31 - Policia ka marre masa ekstreme per mbajtjen e parades.

Ndersa parada ka nisur, ne rruget e kryeqytetit serb jane pare autoblinda, tanke dhe mjete te tjera luftarake.


11:20 Sot në Beograd pritet të mbahet parada-gay.

Me mijëra policë kanë dalë në sheshin ku do të mbahet parada për të penguar ekstremistët që të mos e ndalojnë paradën.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç tha se duhet qetësi dhe paralajmëroi se parada do të ndërpritet në rast se ekstremistët përdorin dhunë.

Parada e gay-ve në Beograd është mbajtur edhe në vitin 2010-të, ku pati përleshje të ashpra mes policisë dhe forcave të djathta, të cilët sulmuan personat që kishin dalë në paradë. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2014, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori