Në 24 orët e fundit në Kosovë janë arrestuar 16 persona
Pëlqej
Gjatë orëve të fundit policia e Kosovës ka bërë të mundur arrestimin e 16 personave për konsumimin e veprave të ndryshme. Po ashtu, kanë ndodhur 55 aksidente trafiku prej të cilëve 19 persona janë lënduar.



INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. “Zahir Pajaziti”, Podujevë 26.09.2014">2014 - 12:35. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar me një shufër metali, viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje .
Prishtinë 26.09.2014">2014 – 17:44. Viktima mashkull K/Shqiptar i moshës së mitur ka kërkuar ndihmë mjekësor në QKUK pasi që kishte pësuar lëndime trupore gjatë rrahjes me disa persona NN. Viktima raporton se nuk i njehë të dyshuarit. Pas tretmanit mjekësor dhe intervistimit viktima është liruar në shtëpi. Rasti është duke u hetuar nga njësiti përkatës policor.
VJEDHJE
Graqanicë më 26.09.2014">2014 14:25.I dyshuari mashkull K/Serbë ka hy ne një punëtori të argjentarisë dhe ka vjedhur një sasi te arit i cili ka ikur ne drejtim te pa njohur. Njësiti policor pas hetimit te rastit ka arritur me arrestuar te dyshuarin ,ndërsa ari është gjetur dhe është konfiskuar. Është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar qe i dyshuari te dërgohet në mbajtje .
MONEDHË E FALSIFIKUAR
Prishtinë 26.09.2014">2014 - 09:40. Ankuesi mashkull K-Shqiptar punëtor në një bankë ka raportuar se ka pranuar një kartëmonedhë prej 50 euro nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar .
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Raport shtesë:
PROTESTË
Rr. “Gjorgj Bush”, Prishtinë 26.09.2014">2014 - 12:30. Raportohet se rreth 30 student kanë bllokuar hyrjen e rektoratit. Rreth orës 14:40 prej Rektoratit janë larguar protestuesit pa ndonjë incident.
GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYES
Fsh. Palaj, Obiliq 26.09.2014">2014 – 12:22. Ankuesi K/Shqiptar ka raportuar se gjatë mbledhjes së hekurishteve kishte hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-ës ka bërë tërheqjen e mjetit granat dore e tipit “A-3”. Nuk raportohet për ndonjë incident.
Description: arrow fillimRAJONI I GJILANIT
INCIDENTET KRIMINALE
VJEDHJE E RËNDË
Rr. “Malësia”, Gjilan 19.09.2014">2014 – 16:25. Më 26.09.2014">2014 njësiti policor pas veprimeve hetimore dhe një pune efektive ka arrit të identifikoj dhe të arrestojë tre (3) të dyshuar meshkuj K/Shqiptar të cilët kishin kryer disa vjedhje. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Fsh. Skifteraj, Viti 26.09.2014">2014 – 16:00. Njësiti policor në bazë të urdhëresës së Gjykatës ka arrestuar të dyshuarin K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës.
Description: arrow fillim RAJONI I FERIZAJT
INCIDENTET KRIMINALE
Asgjë e veçantë për të raportuar.
Description: arrow fillim RAJONI I PRIZRENIT
INCIDENTET KRIMINALE
Asgjë e veçantë për të raportuar.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Fsh. Senik, Malishevë 26.09.2014">2014 - 11:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Pejës.
Rr. “Xhelal Hajda”, Rahovec 26.09.2014">2014 - 13:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë-dega Rahovec është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimet ndaj gjykatës është liruar.
Fsh. Joviq, Malishevë 26.09.2014">2014 - 13:45. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pas përfundimit te procedurave është liruar.
Fsh. Ratkoc, Rahovec 26.09.2014">2014 - 14:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë-dega Rahovec është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pas përfundimit të procedurave është liruar.
Description: arrow fillim RAJONI I PEJËS
INCIDENTET KRIMINALE
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. “Selman Lajqi”, Pejë 26.09.2014">2014 - 03:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë Revole TT e cal.7.62 mm, me një karikator pa fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
MOS PËRFILLJE TË URDHRIT TË LIGJSHËM
Rr. “Konferenca e Bujanit”, Pejë 26.09.2014">2014 – 19:15. Është arrestuar i dyshuari K/Shqiptar pasi që i njëjti nuk ka përfillur urdhrin policor. Deri tek kjo ka ardhur pasi që zyrtarët policor ishin duke i shqiptuar një gjobë për tejkalim të shpejtësisë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Deçan 26.09.2014">2014 - 09:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimet ndaj Gjykatës është liruar.
Rr.” Bill Clinton”, Pejë 26.09.2014">2014 - 12:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimet ndaj Gjykatës është liruar.
Fsh. Raushiq, Pejë 26.06.2014">2014 - 12:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pas intervistimit Gjykata e ka liruar me kusht. (
Description: arrow fillimRAJONI I MITROVICËS
INCIDENTET KRIMINALE
Asgjë e veçantë për të raportuar.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fsh. Dobrlluk, Vushtrri 26.09.2014">2014 – 18:55. Ka ndodhur aksident trafiku në mes një automjeti-kamion dhe një veture civile që të dy me ngasës meshkuj K/Shqiptar. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka marrë një pasagjere femër K/Shqiptare e cila pas tretmanit mjekësore është liruar në shtëpi. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
GJETJE E MJETIT SHPËRTHYES
Fsh. Melenicë, Mitrovicë 26.09.2014">2014 - 09:02. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se ka hasur në mjete të dyshuara shpërthyese. Njësiti për deminim i KFOR-it ka dalur në vendin e ngjarjes dhe mjetet e dyshuara (tre mortaja të minahedhësit M-73 – 60 mm) i ka tërhequr në mënyrë të kontrolluar.
Description: arrow fillimRAJONI I MITROVICËS – VERI
INCIDENTET KRIMINALE
Raport shtesë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Fsh. Zhitkovc, Zveçan 25.09.2014">2014 - 23:10. Lidhur me rastin njësiti për deminim i PK-së ka dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur disa pjesë të mjetit shpërthyes (granatë dore M-75). Nuk raportohet për të dyshuar, përderisa rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Zubin Potok 26.09.2014">2014 - 14:21. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Serb duke lëvizur me veturën Golf III pa targa në rrethana të panjohura ka goditur këmbësorin viktimën mashkull K-Serb me ç’ rast i shkakton lëndime trupore. Viktima dërgohet në Spitalin e Mitrovicës. Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Description: arrow fillim POLICIA KUFITARE
INCIDENTET KRIMINALE
Asgjë e veçantë për të raportuar.
STATISTIKAT E PËRGJITHËSHME
Aksidente fatale 000
Aksidente me të lënduar 019
Aksidente pa të lënduar 036
Tiketa trafiku të shqiptuara 868
Arrestime 016
Në mbajtje 007
Shtuar më 27/09/2014, ora 12:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori