Në 17 shkurt, FSK paradë ushtarake në sheshin ‘Nënë Tereza”
Me rastin e 5-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë do të zhvillojnë të dielën një paradë ushtarake në në sheshin ‘Nënë Tereza”.


Sipas planit të parashikuar nga FSK, pritet që gjashtë kuadrate me pjesëtarë të FSK-së të parakalojnë në këtë shesh, pastaj orkestra prej 37 anëtarësh, 94 pjesëtarë me automjete, 10 koordinatorë si dhe 40 pjesëtarë në sigurim dhe përcjellje. Gjithsej FSK-ja do të paraqitet me 499 pjesëtarë.


Ndërsa Policia e Kosovës do të paraqitet me katër kuadrate me 132 pjesëtarë si dhe 30 pjesëtarë në automjete, derisa Agjencia e Shërbimeve Emergjente do të paraqitet me një kuadrat dhe automjete, gjithsej 78 pjesëtarë. /albeu.com/
Shtuar më 15/02/2013, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori