Ndryshon renditja, SHBA vendos Kosovën në nivelin e tretë të rrezikshmërisë për COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka mirëpritur vendimin e SHBA-së për heqjen e Kosovës nga Niveli 4, në të cilin
qytetarët amerikanë këshilloheshin të mos udhëtojnë drej Kosovës, duke kaluar në
Nivelin 3, “për ri-konsiderim të
udhëtimit”.
Ky vendim vjen pas përmirësimit të situatës epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë.
Vendimi është publikuar edhe në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku jepen udhëzime për
qytetarët amerikanë me rastin e planifikimit të ndonjë udhëtimi jashtë shtetit.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka lëshuar një njoftim/informacion shëndetësor të
Udhëtimit të Nivelit 3 për Kosovën për shkak të COVID-19.
Shtuar më 14/10/2020,
ora 16:35