Ndryshojnë shifrat, çfarë ndodhi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga 1.018 mostra rezultojnë 197 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar tre viktima (2 raste Spitali i Përgjithshëm Prizren dhe 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK).

IKSHPK njofton se numri total i rasteve pozitive është 18.345 raste nga 89.108 persona të dyshimtë dhe 669 viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 48 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.198 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.478.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 92 raste, komuna Fushë Kosovë 17 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Ferizaj 13 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna e Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Shtime dhe Viti.
Shtuar më 27/10/2020, ora 15:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori