Ndryshimi i pronësisë së Trepçës, hap me rëndësi
Procesi i ndryshimit të pronësisë së kompleksit “Trepça” është mbështetur fuqimisht edhe nga c, e cila e konsideron si "një hap të ri të zhvillimit të këtij kompleksi".
"Ky kompleks, në vete posedon rëndësi të dimensioneve të shumta, si në aspektin ekonomik, strategjik, politik, social dhe mbi të gjitha ndëretnik", thuhet në qendrimin e shprehur nga të pronësisë së kompleksit “Trepça”.

Sipas këtij institucioni, "Një statut i ri i kompleksit 'Trepça' duhet të krijojë kreativitet për zhvillim ekonomik dhe jo peng i hipotekave të paargumentuara, të cilat për fat të keq mund të jenë pengesë e zhvillimit dhe avancimit inovativ”.

Të mërkurën, Qeveria e Kosovës ka miratuar projekt-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike, nëpërmjet të të cilit mundësohet që gjiganti metalurgjik "Trepça" të kalojë nga menaxhimi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit në kompetencë të qeverisë së Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 13:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori