Ndryshimi i kufijve sjell luftë në Ballkan
Andreas Ernst një njohës i çështjeve të Ballkanit ka thënë se Beogradi dhe Prishtina për çështjen e shkëmbimit të territoreve kanë menduar shumë kohë më parë, sepse konflikti i ngrirë ndërmjet dyja vendeve ishte konsideruar si një bllokadë për gjithë rajonin.

‘Në Ballkanin Perëndimor , ndryshimi i territoreve bazuar në kritere etnike, konsiderohet si një recetë për konflikte të reja, të gjitha konfliktet gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë ishin me këtë logjikë’, shprehet Ernst për Deutche Welle.

Ai tutje thotë se edhe pavarësia e Kosovës flet për një ndryshim kufiri bazuar në ndarje etnike, por thotë se kjo u ndryshua duke u deklaruar si një rast ‘sui generis’.

Ndryshe zgjidhja e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sipas mediumit gjerman, thuhet se do ta forconte edhe më shumë Bashkimin Evropian.


Shtuar më 29/08/2018, ora 15:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori