Qeveria e Kosovës edhe zyrtarisht ka iniciuar procedurat e ndryshimit të Kodit
Penal duke i hequr nga ky Kod nenet 37, 38 dhe atë 39. Nisma më e re e qeverisë pasoi
vendimin e
Kuvendit të Kosovës për rrëzimin e kërkesës së presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga për heqjen e neneve tashmë të cilësuara si problematike që kanë të bëjnë me përgjegjësitë penale të mediave dhe gazetarëve.
Ishte vet kryeministri Thaçi ai i cili ishte deklaruar se po ndihej i turpëruar me
vendimin e
Kuvendit, përderisa zëvendësi i tij dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi kishte dhënë dorëheqje duke mos u pajtuar me këto nene, raporton rel. /albeu.com/
Shtuar më 26/06/2012,
ora 17:58