Ndeshja me Anglinë, Sane po zhvillon stërvitje të veçantë

Leroy Sane po zhvillon një lloj stërvitje speciale.

Sipas “BILD”, anësori i Gjermanisë, Leroy Sane, ka praktikuar një stërvitje të veçantë i ndarë nga skuadra bashkë me Manuel Neuer dhe Brend Leno.

Sane bashkë me dy portierët u stërvitën në mënyrë sekrete nga skuadra e cila vazhdoi stërvitjet normalisht. Sane qëndroi në stërvitje me dyshen ndërsa pjesa tjetër e skuadrës u kthye të stërvitet në “Camp Bavaria”.

Stërvitja ishte e thjeshtë, Leno u fut në gol ndërsa Neuer u caktua ta ndalojë Sanen, ku ky i fundit u pa duke praktikuar goditjen e tij nga distanca jashtë zonës së 16 metërshit.

Si duket Sane do të jetë titullar në ndeshjen ndaj Anglisë.


Shtuar 26.06.2021 16:20