Cafu: Neymar teknikisht është më i mirë se Messi dhe Ronaldo

Cafu ka përsëritur besimin e tij se Neymar është teknikisht më i mirë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo dhe vetëm duhet të marrë përgjegjësinë e të qenit lider për t’u përballur me ta.

Neymar u largua nga Barcelona drejtë Parisit për të qënë lideri i ekipit për arsye se tek Barcelona ishte Messi. Në Paris ai gjeti Mbappen duke e lënë në “hije” brazilianin për të qënë një lider.
Më vonë aty u bashkua dhe Messi duke e zbehur akoma dhe më shumë vëmendjen tek Neymar. Sulmuesi brazilian gjithësesi mbetet ende një prej lojtarëve më të mirë në botë në 10 vitet e fundit.

Legjenda e Brazilit,Cafu mendon se megjithëse Messi dhe Ronaldo janë dy lojtarët më të mirë në botë aktualisht, Neymar mbetet për të lojtari më i mirë teknikisht se ata të dy.

“Neymar është teknikisht më i mirë se Messi, më i mirë se Cristiano Ronaldo, por ai duhet të marrë përgjegjësinë e një lideri”, ka thënë fillimisht Cafu për Marca.
“Dikush duhet t’i përkushtohet 100%,  unë nuk jam më i mirë se Neymar, por jam më i mirë se mbrojtësit e tjerë të djathtë sepse i jam përkushtuar kësaj”.

“Ai  duhet të bëhet kapiten”, përfundoi legjenda braziliane./h.ll/albeu.com


Shtuar 13.11.2021 22:02