Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi nënshkroi Udhëzimin administrativ për menaxhimin e
automjeteve mbeturinë dhe
komponentet e tyre.
Më këtë udhëzim parandalohet dhe zvogëlohet ndotja e mjedisit nga
automjetet mbeturinë dhe
komponentet e tyre. Ky udhëzim gjithashtu ka për qëllim arritjen e nivelit të lartë të ripërdorimit, riciklimit dhe formave tjera të përpunimit të
automjeteve mbeturinë, krijimin e sistemit të grumbullimit, transportit dhe trajtimit, si dhe caktimin e kushteve të përshtatshme për magazinimin e tyre.
Ky udhëzim aplikohet për
automjetet e çregjistruara në përputhje me rregulloret përkatëse,
automjetet të cilave nuk u është bërë kontrolli i rregullt teknik për më shumë se gjashtë muaj dhe janë parkuar në prona publike ose janë lënë të bratisura. Veç kësaj, ky udhëzim aplikohet edhe në
automjetet të cilat nuk mund të identifikohen, nga mungesa e regjistrimit ose numra tjerë identifikues dhe
automjetet e aksidentuar të mbetura jashtë përdorimit.
Sa i përket lokacionit të qendrave të grumbullimit të
automjeteve mbeturinë, ky udhëzim parasheh që këto të vendosen në lokacionet në distancë me rrugët në pajtim me Ligjin nr. 03/L-120 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit pëe Rrugë Nr. 2003/11. Qendrat grumbulluese nuk mund të vendosen në lokacionet që mund të kenë ndikim direkt ose indirekt në hapësirat pranë institucioneve, parqeve, monumenteve, shkollave, çerdheve dhe varrezave. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2012,
ora 18:46