Ndodh përplasja e parë Osmani-Kurti: Ky ishte shkaku
Prokurori Elez Blakaj i larguar nga Kosova për në SHBA u bë shkak për përplasjen e parë publike mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit. Osmani e akuzoi të nimonuarin e VV-së për kryeministër si politokan me mentalitetin e "prontos".

Çfarë ndodhi?

Kurti tha gjatë një takimi me mbështetës të tijtë në Podujeve se ishte pro vettingut në Drejtësi dhe se do të bëntë të mundur kthimin e Blakajt në Kosovë.
“Prokurorin Blakaj do ta kthejmë në Kosovë. Atë do ta bëjmë Kryeprokuror të Shtetit dhe nuk do të guxojë askush që ta kërcënojë”, ka thënë ai.

Pas kësaj deklarate është përgjigjur Osmani, e cila në një paraqitje para mediave, Vjosa Osmani ka kritikuar ashpër këtë ide të Kurtit, derisa, të njejtën e ka quajtur logjikë të ‘Prontos’.

“Për mua është e pakonceptueshme se si sot ka liderë politikë dhe kandidatë për kryeministër të cilët thonë se unë kam vendosë që filan fistekin ta bëjë prokuror, kjo leje që është jo kushtetuese por është edhe e rrezikshme”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, nuk ka të drejtë asnjë kryeministër që të vendosë se kush të bëhet kryeprokuror.

“Është taman logjikë e prontos, është logjika e njejtë, në rregull unë po e hjeki këtë prokuror, nuk ka të drejtë një kryeministër të vendosë kë të bëjë kryeprokuror as nuk duhet të përzihet”, tha ajo.

“Detyra e një qeverie është të krijojë kushte të tilla që as një politikanë të mos kërcënojë, të krijojë kushte ku në gjykata ka mjaftueshmë njerëz profesionistë. Shumë gjyqtarë dhe prokurorë janë vendosë aty n ga dora e krimit. Ne nesër nuk do të bashkëqeverisim me parti të tilla”, ka deklaruar Osmani.
Shtuar më 16/09/2019, ora 12:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori