Ndodh në Kosovë / Kreu i Kamenicës nën hetim për "vrasjen" e derrit të egër (FOTO)

Begzad Sinani dhe derri i vrare
Një fotografi me pushkë gjuetie në krah dhe me një derr të egër të vrarë në malet e fshatit Kranidell, ka bërë që Prokuroria ThemeloreGjilan të nisë hetimet ndaj kryetarit të Kamenicës Begzad Sinani me dyshimin për veprimtari të paligjshme.

Sezoni i gjuetisë është mbyllur më 11 janar, por kjo nuk e ka penguar Sinanin dhe shokët e tij nga "Qendra Kopshtare" që të gjuajë dhe të fotografohet me prenë e vrarë, më 24 janar, shkruan Koha.

Prokuroria ThemeloreGjilan ka thënë se, po heton nëse ka shkelje ligjore apo jo dhe më pas do të ndërmarrë hapat e nevojshme. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2016, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori