E FUNDIT/ Shtohet numri i të prekurve nga koronavirusi në vend
Ndodh në Kosovë / 6 muaj burg për gjyqtarin që vodhi telin
Natën e 19 majit të 2012-ës, Ilir Ibrahimit i kishin vjedhur një sasi tel-alumini në oborrin e banesës së tij në fshatin Zabel të Drenasit. Telin me gjatësi prej 600 metrash e kishte prapa shtëpisë, shkruan Koha Ditore

Hajduri që e kishte vjedhur ishte Fazli Haxha, gjyqtar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Dega në Drenas.

Pasi e kishte vjedhur telin, gjyqtari ia kishte shitur atë personit me emrin Artan Shala.

Përfshirja e Haxhës në këtë vepër penale të vjedhjes është konfirmuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit. Ai është dënuar me gjashtë muaj burgim. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2015, ora 11:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori