Ndodh edhe kështu! Shqiptarja bën për spital burrin
Policia ka vënë në pranga një grua në Kosovë pasi ka ushtruar dhunë fizike tek një burrë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Prizren.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia që komunikon:

“DHUNË NË FAMILJE

Prizren 28.12.2020 – 23:20.Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar në polici se ishte sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare.

Viktima ka pësuar lëndime dhe ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.

Shtuar më 30/12/2020, ora 20:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori