Ndodh çudia në Kosovë, stadiumi kthehet në tokë bujqësore (VIDEO)
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Një ngjarje aspak e zakkontë ka ndodhur në Kosovë, pasi tokës ku supozohej se do të ndërtohej një stadium, i ka dalë pronari dhe ky i fundit e ka punuar tokën për ta kthyer në tokë pjellore.

"Stadiumi i quajtur "Nacional", për të cilin është marrë vendim para tre vjetësh të ndërtohet në Bërnicë të Poshtme, pak kilometra nga Prishtina, do të njihet - "Dardania Arena".

"Dardania Arena" ishte një prej disa propozimeve të bëra kohëve të fundit. Kishte propozime të ndryshme se si të emërtohej ky stadium, ndër to edhe "Fadil Vokrri" e "Adem Demaçi".

Por vendimi për "Dardania Arena" është marrë të mërkurën. I pari që dha lajmin për vendimin e marrë rreth emërtimit ishte kryetari i grupit të tifozëve të Kosovës "Dardanët", Lulzim Berisha, shkruan "Koha Ditore".

Ndërkohë, pronar i tokës nuk ka nguruar dhe e ka punuar tokën për ta kthyer në tokë pjellore. /albeu.com/

Shtuar më 18/05/2017, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori