Ndodh çudia, Flamuri Kombëtar vendoset aq lart sa shteti i Kosovës s'ka mundësi t'i afrohet (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ka ditë me radhë që disa persona nëpërmjet internetit hodhën idenë që të vendoset edhe flamuri i Kosovës te rrethi në Prishtinë si kundërpërgjigje ndaj Vetëvendosjes që e vunë flamurin kombëtar para disa vitesh.

Edhe pse më herët ka pasur iniciativa të tilla pa sukses këtë herë duket se do të ketë sukses pasi ka marrë mbështetjen e Behgjet Pacolli dhe Ramiz Lladrovcit nga Drenica e Adem Jasharit,shkruan albeu.com.

E megjithatë Flamuri Kombëtar përsëri nuk do të hiqet nga rrethi por sipas gjasave do të vendoset i edhe Kosovës përkrah.

Ndërkaq u paralajmërua kundërshtim me forcë të këtij vendimi por fatmirësisht këto paralajmërime ngelën vetëm nëpër rrjete sociale duke parandaluar kështu një sherr të turpshëm shqiptar me shqiptar.

Por me këtë temë ka nisur edhe ironia në rrjetet sociale. Shumë aktivistë të Vetëvendosjes i kanë bërë thirrje PDK-së ta heqin flamurin kombëtar i cili sipas një fotografia duket që është i vendosur në majën e një shtylle të lartë tensioni. Nuk dihet saktësisht vendndodhja por me të vërtetë është një lartësi e madhe dhe është e habitshme se si u vendos aty. Prandaj këtu duket e pamundur që shteti i Kosovës të vendosë edhe flamurin e Kosovës përkrah atij kombëtar.

E megjithatë vlen të theksohet se Flamuri i Kosovës dhe Flamuri Kombëtar janë flamuj të shqiptarëve dhe gjithmnë duhet të respektohen sic po respektohen edhe nga shteti i Kosovës dhe Shqipërisë./Ervin Shkulaku-albeu.com/
Shtuar më 13/02/2018, ora 13:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori