Ndizet gara për Ferizajn
Partitë politike kanë mobilizuar elektoratin e tyre, në përpjekje për ta fituar garën e 29 prillit për Kryetar të Komunës së Ferizajt. PDK synon me çdo kusht ta mbajë këtë komunë. LDK po përpiqet të tregojë se ia ka dalë ta bashkojë elektoratin e saj të shpërndarë qysh kur u themelua LDD e Nexhat Dacit.


Sipas Express më të zëshme këto ditë kanë qenë partitë në opozitë, LDK, AAK dhe Vetëvendosje. Në këtë qytet, militantët lokalë po marrin për çdo ditë e më shumë mbështetje edhe të shefave të partive politike. /albeu.com/

Shtuar më 17/04/2012, ora 09:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori