Tragjike në Greqi! Humb jetën në aksident i riu shqiptar, rëndë dy shokët e tij

Një aksident i rëndë i është shënuar në Greqi, në Imathi. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur një i ri shqiptar nga Korça me iniciale A.L, dhe të lënduar rëndë kanë mbetur dy shokët e tij.

Aksidenti ka ndodhur pak pas mesnate në rrugën provinciale mes Meliki – Vergina.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë dalja nga rruga e mjetit, duke bërë që makina të përfundonte në një fushë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikëses së Verisë, si dhe dy autoambulanca të EKAB-it të cilat kanë marrë trupin e të riut dhe dy të plagosurit./albeu.com