“Duhet të ndërpritet gjuha e urrejtjes”, Kovaçevski pret zhvillime pozitive me Petkovin

Mandatari për krijimin e Qeverisë së re, Dimitar Kovaçevski, në intervistë për MIA shprehu pritshmëri se me kryeministrin e ri të Bullgarisë, Kiril Petkov, do të krijojë një raport miqësor.

Petkov paralajmëroi se do të vizitojë Maqedoninë e Veriut më 18 janar.

Gjatë vizitës së parë të Petkovit në Shkup, Kovaçevski pret që të konfirmohen themelet për bisedimet e mëtejshme dhe format e bashkëpunimit dhe progresit, por edhe gjerësinë e veprimit jashtë kornizave dhe termeve historike.

“Duhet të ndërpritet gjuha e urrejtjes. Realisht kemi më shumë ngjashmëri se dallime si shtete dhe duhet të përqëndrohemi në interesin e përbashkët” thotë Kovaçevski.

Ai shton gjithashtu se dy shtetet kanë potencial të madh për zhvillimin e bashkëpunimit konkret në më shumë sfera si në ekonomi, infrastrukturë, turizëm, arsim dhe shkencë.

Kovaçevski përfundon se nuk do të heqë dorë nga e drejta për vetëpërcaktim, nga gjuha dhe identiteti, që është e drejtë e pamohueshme e çdo populli./albeu.com/