Tribunali për
krime të luftës i Kombeve të Bashkuara po shpall akgjykimin për ish-komandantin e forcave serbe të
Bosnjës, Ratko
Mlladiq.
I njohur si “Kasapi i
Bosnjës”,
Mlladiq është i akuzuar për gjenocid,
krime kundër njerëzimit dhe
krime të luftës, derisa pritet që
vendimi të jetë dënim me burgim të përjetshëm.
Mlladiq mbahet përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit.
Vendimi për Mlladiqin do të jetë gjykimi i fundit nga
tribunali që ishte themeluar në Hagë në vitin 1993 për dënimin e krimeve të kryera në luftërat Ballkanike në vitet e 90-ta.
Shtuar më 22/11/2017,
ora 10:25