I riu humb jetën tragjikisht në Peqin, e zuri poshtë zetori

Një 20-vjeçar ka humbur jetën, pasi teksa po punonte tokën me zetor, ka humbur kontrollin, e për pasojë është zënë poshtë nga mjeti bujqësor, i cili u përmbys.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur  mbrëmjen e djehsme, në fshatin Çengelaj në Peqin.

20-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

/albeu.com/