Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush
Haradinaj në një intervistë për Abc
News ka rrëfyer se si u organizua shteti i Kosovës brenda 30 minutash për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë së goditur nga termeti, në orët e para të mëngjesit të 26 Nëntorit.
Ai ka treguar se ka komunikuar me Metën, dhe përmes një kërkese verbale të tij është organizuar për të sjell grupet e emergjencës në Shqipëri. Po kështu
Haradinaj ka rrëfyer se
Kryeministri ynë Edi
Rama nuk i është përgjigjur në
telefon për ngjarjen e rëndë.
“Është bërë e pamundur për tu lidhur me Kryeministrin. Një numër që mban ai (
Rama) nuk di si ta arrish në
telefon. Unë e kam provuar kryeministrin dhe ka qenë vështirë, ai s’mban fare
telefon dhe s’ka një person që mund të komunikosh në të tillë situatë me të”, u shpreh
Haradinaj.
Intervistën e plotë të Haradinajt do ta ndiqni të plotë në orën 20:00 në ekranin e Abc
News.
Shtuar më 03/12/2019,
ora 19:52